HomeAktualitetDebat

“Zot shpëto Shkodrën”, Rama nuk kursen edhe Voltana Ademin

“Zot shpëto Shkodrën”, Rama nuk kursen edhe Voltana Ademin

Pas kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer edhe kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi.

Përmes një postimi në Instagram, teksa ndan një foto nga Shkodra, Rama shkruan se Ademi e ka shndërruar qytetin në një stallë kuajsh.

“Bashkia Shkodër, nën kujdesin e veçantë të znj.Voltanë, e ka voltue rotondën në hyrje të qytetit në një stallë rrethore të hapur, ku kuajt ushqehen e vijnë vërdallë, në shoqërinë e qenve dhe të mercedesave #Zot shpëto Shkodrën”! shkruan ai.

Edi Rama