HomeDiaspora

Zv. kryeministri kroat qëllon me armë nga makina dhe nis të këndojë (Video)

Zv. kryeministri kroat qëllon me armë nga makina dhe nis të këndojë (Video)

Një video e Ministrit të Bujqësisë dhe zëvendëskryeministrit kroat, Josip Dabro duke gjuajtur nëntë të shtëna nga një pistoletë HS-2000 përmes një dritareje të hapur, teksa lëvizte me një makinë është bërë virale në rrjetet sociale.

Ashtu siç shihet edhe në videon e publikuar nga index.hr, Dabro, ndodhet në vendin e pasagjerit.

Duket se ai ka qëlluar afër një zone të banuar pasi mund të shihet ndriçimi i rrugës. Dabro fillimisht ngarkon pistoletën dhe thotë “Vetëm për vëllanë tim Mario”.

Pasi ai qëllon nga dritarja e makinës, fillon të këndojë dhe më pas vendos pistoletën brenda dhe thotë “Përshëndetje, vëlla Mario, natën e mirë”.

Pas publikimit të videos autoritetet kroate, kanë nisur hetimet për zëvendëskryeministrin.