HomeAktualitetDebat

Zv.ministri Kadia përplaset me shefin e kabinetit të Bashës për programin ekonomik: S’ka për t’u implementuar kurrë, aty mbaje në sirtar

Zv.ministri Kadia përplaset me shefin e kabinetit të Bashës për programin ekonomik: S’ka për t’u implementuar kurrë, aty mbaje në sirtar

Programin ekonomik i Partisë Demokratike për mandatin e parë qeveritar pas 25 prillit ka krijuar debat të madh në opinionin publik.

Në këtë debat është përfshirë zv.ministri i Financave, Besart Kadia, ish-këshilltar i Lulzim Bashës dhe shefit të kabinetit të Bashës, Dorian Teliti.

Nga studio e “Bardh a Zi”, Kadia duke iu referuar planit të PD-së me 5 pika për të ndihmuar biznesin nga pandemia, i tha Telitit që ta mbante në sirtar se nuk ka për t’u implementuar asnjëherë.

“Ti ke bërë një plan me 5 pika, por ekonomia Dorian nuk është partiake apo jo?

Nëse do të biesh në këtë grackë, je shumë mirë, ja ku janë pesë pikat e Dorianit…

Nga dje isha shumë i mirë, sot ndryshova Dorian. Ja ku janë 5 pikat, nëse ekonomia shqiptare….

Respekto kohën, ja ku janë 5 pikat, mund ta marrësh (i jep fletën me planin me 5 pikat). Dorian mund ta mbash se nuk ka për t’u implementuar ndonjëherë, aty mbaje në sirtar” tha ai.

“Besi mos merr veset e Rilindjes” ishte përgjigja e Telitit.

Në debatin me Telitin për taksat, Bushati tha se vetëm ata që marrin pagë mbi 4 mln lekë të vjetra në muaj mund të votojnë PD-në, pasi 50% e qytetarëve paguajnë zero tatim mbi fitimin për rrogën.

“Sot në Shqipëri 50% e qytetarëve paguajnë zero tatim mbi fitimin për pagën e tyre, vetëm në rroga mbi 4 mln lekë të vjetra në muaj është më e favorshme taksa e PD-së.

Të gjithë ata që marrin mbi 4 mln lekë të vjetra në muaj janë të lutur të votojnë PD-në” tha Bushati.