HomeAktualitet

Zyrtari i PD për Salianjin dhe GD-në: Shiteshin si p**dhë e madhe, vetëquheshin “koleg me Berishën”

Zyrtari i PD për Salianjin dhe GD-në: Shiteshin si p**dhë e madhe, vetëquheshin “koleg me Berishën”

“Veprimi minimal që sot duhej të bënte kjo lloj “Elite” është dorëheqja nga përfaqesimi publik që kanë marrë nga PD!” Ky është qëndrimi i nën-kryetarit të Bashkisë Kamëz dhe ish-kandidatit për deputet i Partisë Demokratike Vendim Demaj mbi skandalin e ligjvënësit Ervin Salianji me shtetasen G.D.

Përmes një komenti për mesazhet perverse të shkëmbyera gjatë seancës plenare, ai gjykon se kjo është një katandisje ku është futur perfaqesimi i demokratëve.

Ndërkohë, Demaj shton se veprimi më minimal që duhet të bëjnë deputetët  e përfshirë në skandal është që të dorëhiqen nga funksionet brenda PD-së.

“Sa shume do deshironim qe te ishte stisje, apo ndonje produkt i prodhuar ne guzhinen e Stanit te Rilindjes por fatkeqesisht shifet ne driten e diellit qe vetem e tille nuk eshte dhe kjo tregon nje katandisje perfaqesimi qe ne kemi me persona qe shiteshin si “pordhe” e madhe deri aty sa i lejonin vetes te barazoheshin me te paarritshmen duke u vet-quajtur “koleg” me INSTITUCION Berisha.

Prandaj veprimi minimal qe sot duhej te bente kjo lloj “Elite” eshte doreheqja nga perfaqesimi publik qe kane marr nga PD,”nënvizon ai.