HomeAktualitetKronike

Zyrtari lokal ekzekutohet në mes të ditës në Vlorë

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë.

Ekzekuohet me armë zjarri kreu i Njësisë Administrative Kot, në Selenicë të Vlorës. Viktimë quhet Fatmir Hodo.

Ai është qëlluar me armë gjahu nga persona ende të paidentifikuar.

Fatmir Hodo, kreu i Njësisë Administrative Kot, është zgjedhur në vitin 2015.

Nuk dihen ende rrethanat, ndërsa drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policie.