HomeAktualitetKronike

KPK konfirmon në detyrën prokuroren Anita Jellën që në dorë dosjet e pallateve të shëmbura nga tërmeti

KPK konfirmon në detyrën prokuroren Anita Jellën që në dorë dosjet e pallateve të shëmbura nga tërmeti

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit dhe kandidaten e SPAK, Anila Jellën.

Mësohet se Jela ka kaluar me sukses kriteret e vlerësimit, të pasurisë, kontrollin e figurës dhe aftësive profesionale.

Anita Jella ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002.

Ajo e ka filluar karrierën si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007.

Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

Drejtuesja e prokurorisë së Durrësit, është dhe në qendër të vëmendjes mediatike kohët e fundit pasi po merret me hetimet e shembjes së dhjetëra pallateve në qytetin bregdetar pas tërmetit të 26 nëntorit.