HomeAktualitetKryesore

Brenda javës pyeten në Prokurorinë e Tiranës 10 anëtarët e KED, nga Ardian Dvorani deri te zëvendësuesit

Brenda javës pyeten në Prokurorinë e Tiranës 10 anëtarët e KED, nga Ardian Dvorani deri te zëvendësuesit

Ilir Meta ditën e djeshme u mor në pyetje nga Prokuroria e Tiranës për kallëzimin e bërë ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani. Në lidhje me këtë çështje që ka hapur shumë debate brenda javës pritet të merren në pyetje 10 anëtarët e Këshillit të emërimeve në Drejtësi në Prokurorinë e Tiranë. Meta e akuzon Dvoranin për shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit.

Lista e anëtarëve që do merren në pyetje në Prokurorinë e Tiranës

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (Të Përkohshëm) 2019

1. Ardian Dvorani (Gjyqtar i Gjykatës së Lartë) -Kryetar

2. Vitore Tusha (Gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese) – Zëvendëskryetare

3. Arta Marku (Prokurore nga Prokuroria e Përgjithshme)- Anëtare

4. Fatri Islamaj (Gjyqtar nga Gjykatat e Apelit)- Anëtar

5. Margarita Buhali (Gjyqtare nga Gjykatat e Apelit) -Anëtare

6. Fatjona Memçaj (Prokurore pranë Gjykatave të Apelit) – Anëtare

7. Eriol Roshi (Gjyqtar nga Gjykatat Admini strative) -Anëtar

Anëtarët Zëvendësues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

(Të Përkohshëm) 2019

1. Medi Bici (Gjyqtar i Gjykatës së Lartë)

2. Gurali Brahimllari (Gjyqtar nga gjykatat e apelit)

3. Klodiana Veizi (Mema) (Gjyqtare nga gjykatat administrative)