HomeSport

Champions League: Juventus e mbyll me fitore fazën e grupeve, fitojnë dhe Reali me Bajernin

Champions League: Juventus e mbyll me fitore fazën e grupeve, fitojnë dhe Reali me Bajernin

Juventusi e ka mbyllur me fitore fazën e grupeve të Champions League duke mundur në transfertë ekipin e Bayer Leverkusen me rezultatin 0-2.

Për të kaluar në avantazh bardhezinjtë mendoi Cristiano Ronaldo, i cili në këtë kompeticion duket me një marsh më shumë krahasuar me Serie A.

Goli i dytë u shënua nga Higuain në minutën e 92

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Atletico Madrid fitoi përballë Lokomotivës së Moskës me rezultatin 2-0, duke u renditur e dyta, pas “Zonjës së Vjetër”.

I treti në grup u rendit Bayer Leverkusen, i cili do të vijojë aventurën europiane në Europa League.

Real Madrid dhe PSG janë dy ekipet e grupit A që u kualifikuan për në raundin e mëtejshëm të Uefa Champions League.

Francezët e PSG fituan në shtëpi përballë Galatasaray me shifrat 5 me 0.

Ndërsa Real fitoi me shifrat 1 me 3 përballë Clube Brugge.

Kualifikim arrti dhe Tottenham I cili dhe pse u mund nga Bayern Munchen me shifrat 3 me 1, arriti të siguronte një biletë për në raundin pasardhës.

Më poshtë ekipet e kualifikuara për në raundin tjetër.