HomeAktualitetKryesore

Lufta kundër koronavirusit, kryeministri Rama jep informacionin e rëndësishëm: “Vala e dytë mund të jetë e dyfishtë”

Lufta kundër koronavirusit, kryeministri Rama jep informacionin e rëndësishëm: “Vala e dytë mund të jetë e dyfishtë”

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ambientet e ish- kirurgjisë në QSUT që tashmë janë shndërruar në një spital COVID-3. Rama thotë se COVID-3 është ngritur në kohë rekord dhe do të jetë një spital karantinë ose siç shërbente Konvaleshenva.

Rama thotë se kjo është përgjigja e duhur ndaj valës së dytë të COVID-19 edhe pse ai shpreson që të jetë një parashikim i gabuar.

Tashmë kjo strukturë është gati dhe me kushte e standarte bashkëkohore.

“Covid 3 – Struktura e re spitalore për përballimin e situatës së Covid19 është gati, siç e premtuam, me kushte dhe standarde bashkëkohore. Një spital karantine i ngritur në kohë rekord.”, shkruan Rama.