HomeAktualitetKryesore

Ambasadori i BE jep afatin e fundit: Takohemi prapë nesër. Kemi arritur ‘pikë vrulli’, të mos e shpërdorojmë

Ambasadori i BE jep afatin e fundit: Takohemi prapë nesër. Kemi arritur ‘pikë vrulli’, të mos e shpërdorojmë

Pas ambasadores së BE, Yuri Kim, ai që ka folur ka qenë ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Pas 9 orëve të lodhshme negociatash, Soreca ka dhënë si afatin e fundit për të arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore, ditën e nesërme.

“Kemi pasur një ditë shumë të mirë pune. Kemi bashkëshoqëruar punën e anëtarëve të Këshillit Politik.

Për BE është e rëndësishme të përmbushen kushtet. Kufijtë janë rekomandimet e OSBE-ODHIR.

Kjo kërkohet edhe edhe KE. Shumë shpejt do të prezantohet edhe korniza dhe një arritje do ta bëjë këtë punë më të lehtë. I falenderoj pakët për qasjen konstruktive.

I ftoj që të vazhdojnë me të njëjtën qasje edhe nesër. Kemi arritur një pikë vrulli, le të mos e shpërdorojmë.

Është në interes të popullit por edhe për të ardhmen e vendit në BE”, tha ai.