HomeAktualitetKryesore

A po kthejmë Komisionin e Venecias në Gjykatë Kushtetuese?! Ja çfarë është në fakt “i famëshmi” i fundit më vendin tonë!

A po  kthejmë Komisionin e Venecias në Gjykatë Kushtetuese?! Ja çfarë është në fakt “i famëshmi” i fundit më vendin tonë!

As nuk i’a kishim dëgjuar emrin ndonjëherë, por u deshën shkeljet e njëpasnjëshme të Kushtetuetës nga Kryetari i shtetit dhe një shpurë e tërë politikanësh dhe juristësh mediokër, që politika shtetdrejtuese duke mos qenë në gjendje të interpretonte dhe të mbronte vendimet e marra ligjore të rëndësishme, gjetën mjë arbitër për t’i justifikuar : Komisionin e Venecias.

Por në fakt, Komisioni i Venecias për legjislacionin shqiptarë ka antarët e tij shqiptarë, që nuk dinë as më pak e as më shumë se juristët e Shqipërisë të cilët bëjnë interpretime me aq sa dinë dhe ashtu si duan dhe mendojnë ata.

Por çfarë është në të vërtet Komisioni i Venecias:

I njohur si Komisioni i Venecias, Komisioni Europian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit, është organizëm këshillues mbi çështjet kushtetuese. I vendosur më 1990-n, komisioni ka luajtur rol kryesor në miratimin e kushtetutave, që janë konform standardeve të trashëgimisë kushtetuese të Europës. Fillimisht u konceptua si një mjet për rregullime kushtetuese emergjente, ndërsa tashmë komisioni është shndërruar në një konsulent ligjor i pavarur, i njohur ndërkombëtarisht.

Ai kontribuon në përhapjen e trashëgimisë europiane kushtetuese, bazuar në vlerat ligjore themelore të kontinentit. Komisioni vazhdon të ofrojë “ndihmë të parë kushtetuese” për shtete të veçanta. Komisioni i Venecias luan një rol unik në menaxhimin e krizës dhe parandalimin e konfliktit nëpërmjet ndërtimit të Kushtetutës dhe këshillimit.

Por ne nuk kemi ndërmend të ribëjmë Kushtetutën dhe këshillat për Kushtetutën ekzistuese nuk janë në tagrin e tyre për interpretim. Ndaj edhe njëherë Komisioni i Venecias është lodër që përdoret nga politika për të justifikuar shkeljet dhe jo drejtësinë. /Ekskluzive.al