HomeAktualitetDebat

DEBATI/ A do ndërroni mendje dhe të kaloni me Ramën?! Kryemadhi: Vetëm nëse jam çmendur! Gazetari ia thotë troç: Jeni çmendur nja dy herë

DEBATI/ A do ndërroni mendje dhe të kaloni me Ramën?! Kryemadhi: Vetëm nëse jam çmendur! Gazetari ia thotë troç: Jeni çmendur nja dy herë

Monika Kryemadhi tha sot në mrëmje se opozita do të shkojë e bashkuar në zgjedhje, duke iu referuar këtu marrëveshjes së nënshkruar më 23 prill mes partive opozitare.

E pyetur nga Fevziu nëse ka mundësi të ndryshojë mendje gjatë rrugës, kryemadhi tha se kjo mund të ndodhë vetëm nëse ajo çmendet.

Sakaq, gazetari Mentor Kika i bën me dije se “LSI është çmendur dy herë”, duke iu referuar dy koalicioneve me PS-në, ku i fundit ishte viti 2013 me Edi Ramën.

Fevziu: A do shkoni në zgjedhje bashkë si opozitë, apo mund të ndërroni mendje?

Kryemadhi: Po po, partitë e opozitës do të shkojnë të gjitha bashkë në zgjedhje, kemi firmosur një marrëveshje më 23 prill.

Fevziu: Po mos ndërroni mendje rrugës dhe ua mbush mendjen Rama e kaloni me Ramën? Pra ka ndonjë shans?

Kryemadhi: Po vetëm nëse unë jam çmendur, ose jam person që nuk e mbaj fjalën, por mesa di unë jam njeri që e mbaj fjalën.

Kikia: Po jeni çmendur nja dy herë…