HomeSport

Mançester Junajtid prek Championsin dhe dhuron spektakël me 5 gola, Leicester “zgjohet nga gjumi” pas 3 javësh dhe rikthehet te fitorja

Mançester Junajtid prek Championsin dhe dhuron spektakël me 5 gola, Leicester “zgjohet nga gjumi” pas 3 javësh dhe rikthehet te fitorja

Kanë përfunduar dy takimet për javën e 33 të Premier Ligës. Mançester Junajtid ka triumfuar me rezultatin e thellë 5-2 ndaj Burmuthit. Stainslas shënoi i parë për miqtë, ndërsa Greenwood në minutën e 22, Rashford me penallti 6 minuta më vonë dhe Martial në minutën e 47 përmbysën avanatazhin e Burnmuthit që në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Joshua shënoi për miqtë, duke e çuar rezultatin në 3-2, por dy supergola nga Bruno Fernandes dhe Mason Greenwood, i dhanë tre pikët “Djajve të Kuq”.

Me këtë fitore, Mançester Junajtid ngjitet në vendin e 4 me 55 pikë, ndërsa Burnmuthi mban vendin e 19 me 27 pikë, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.

Në takimin tjetër, Leicester fitoi me rezultatin e pastër 3-0 kundër Crystal Palace. Iheanacho dhe dy golat e Vardy vulosën fatin e këtij takimi.

Me këtë fitore, Leicester renditet në vendin e 3 me 58 pikë, ndërsa Crystal Palace mban vendin e 13 me 42 pikë.