Partia Republikane e presidentit Donald Trump pësoi një disfatë të madhe në zgjedhjet e djeshme të mesmandatit, duke humbur kontrollin në senat dhe në dhomën e përfaqësuesve. Aktualisht, republikanët kontrollojnë të dyja dhomat, me 219 deputetë dhe 53 senatorë, kundrejt 214 deputetëve demokratë dhe 45 senatorëve demokratë, dhe 2 të pavarurve. Trump humbi edhe bastione si Teksasi, Kansasi e Ohajo, ku për herë të fundit një demokrat kishte fituar 100 vjet më parë
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit, Trump kontradiktor: Pranoj rezultatin, por veto
Kontradiktor u shfaq presidenti Trump në reagimet e tij pas disfatës së zgjedhjet e mesmandatit. Në mbrëmje tha se ishte i gatshëm të pranonte rezultatet dhe të bashkëpunojë me demokratët. Pak orë më vonë në Truth shkruajti “Veto”, si paralajmërim për qasjen që do të mbante ndaj nismave ligjore të demokratëve. Trump tha se nëse do ta kishte emrin në fletën e votimit, rezultati do të ishte t ndryshe.
Zgjedhjet e mesmandatit, Trump: Me emrin tim në fletën e votimit do të kishim fituar
Presidenti Trump tha se ishte “absolutisht i gatshëm” të pranonte rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit dhe ishte i përgatitur të bashkëpunonte me demokratët.
“E dini, mezi presim të punojmë me ta”, tha ai në një intervistë telefonike me The New York Times.
“Ndoshta do të gjejmë një zgjidhje”
Trump ia justifikoi humbjet e republikanëve faktin se ai nuk ishte në fletën e votimit dhe e quajti vendimin e tij për të shkuar në luftë me Iranin një “vendim shumë të mençur”.
Ai tha se nuk kishte asnjë keqardhje që mbështeti kandidatë të tillë si senatorja Darline Graham, republikane e Karolinës së Jugut, dhe Ken Paxton, prokurori i përgjithshëm republikan i Teksasit, të cilët të dy humbën garën për në Senat.

