HomeAktualitet

Memorandumi mes Xhafajt dhe Markut antikushtetues, Manja “shuplakë” ekspertëve të LSI-së: Injorancë juridike, nuk e kanë lexuar fare!

Memorandumi mes Xhafajt dhe Markut antikushtetues, Manja “shuplakë” ekspertëve të LSI-së: Injorancë juridike, nuk e kanë lexuar fare!

Në një intervistë pyetjesh të forta përballë gazetarit të ERTV, deputeti socialist Ulsi Manja është përgjigjur edhe ndaj akuzave të LSI se memorandumi i firmosur mes Ministrit Xhafaj dhe Kryeprokurores Marku për luftën kundër korrupsionit, është antikushtetues.

Sipas Manjës, kjo është shenjë e injorancës juridike dhe akuzuesit nuk e kanë lexuar fare memorandumin pasi aty ka një klauzolë që thotë se mënyra e ngritjes së taskforcave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të përcaktohet me udhëzim të prokurorit dhe akte të tjera nënligjore.

“Absolutisht, ligji i ri për prokurorinë dhe kodi i procedurës penale nuk lënë hapësira për interpretime ligjore të ndryshme nga çfarë ka memorandumi. Ligji i ri për prokurorinë i jep të drejtën kryeprokurores të përfaqësojë institucionin në raport me palët e treta”-tha Manja.

Por ky sipas Manjës nuk është memorandumi i parë i këtij lloj:,
“Prokuroria dhe Ministria e Brendshme kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi edhe kur opozita e sotme ishte dje në pushtet. Në 2009 është nënshkruar I njëjti memorandum për krijimin e task-forcave të posaçme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar me të njejtin tekst”- tha ai.