VIDEO/ U plagos nga polici: Ndërron jetë në spital autori i sulmit në Krakov të Polonisë! Kush ishte 24-vjeçari Michal Oksinski që vrau prindërit, motrën dhe 6 qytetarë?

VIDEO/ U plagos nga polici: Ndërron jetë në spital autori i sulmit në Krakov të Polonisë! Kush ishte 24-vjeçari Michal Oksinski që vrau prindërit, motrën dhe 6 qytetarë?

Autori i sulmit të armatosur që la pas 6 viktima dhe 15 të plagosur në Krakov, ka ndërruar jetë në spital. Ai ishte plagosur nga një polic që e neutralizoi dhe ndodhej në gjendje të rëndë.

Autoritetet kanë konfirmuar identitetin e tij: Michal Oksinski, 24 vjeç, me profesion tornitor. Ai kishte studiuar për mekanik në një shkollë profesionale.

Sipas dëshmive të transmetuara nga radioja lokale Eska, që në moshë të re ai kishte vështirësi në krijimin e marrëdhënieve shoqërore.

Ish-shokët e shkollës kanë treguar se gjatë orëve të mësimit ai vizatonte shpesh njerëz të varur në litar ose të armatosur gjatë një sulmi.

“Kur e pyesnim për shpjegime, ai përgjigjej se bëhej fjalë për një sulm në një shkollë dhe se ai ishte sulmuesi”, ka treguar një grua.

Ajo ka shtuar se Michal tregonte vëmendje gjatë mësimit vetëm kur tema lidhej me historinë.

Sipas autoriteteve, ai nuk kishte precedentë penalë dhe zotëronte leje të rregullt për mbajtjen e armës. Në shtëpinë e tij u gjetën edhe tre trupa që u përkisnin prindërve dhe motrës së tij.