HomeAktualitetKryesore

Merr fund pritja në Kapshticë, emigrantët shqiptarë kalojnë drejt Greqisë, vijon lëvizja pa radhë

Merr fund pritja në Kapshticë, emigrantët shqiptarë kalojnë drejt Greqisë, vijon lëvizja pa radhë

Marrin fund pritjet e gjata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Qytetarët e mbetur në këtë pikë gjatë natës të së dielës kanë kaluar në territorin grek ndërsa burime për gazetaren e ‘BalkanWeb’ Lorena Kodra bëjnë me dije se në këtë pikë ende nuk është plotësuar kuota e 300 qytetarëve.

Ndërkohë, situata paraqitet e qetë mëngjesin e kësaj të hënë, ndërsa hyrjet drejt shtetit grek vijojnë normalisht dhe pa radhë. Nga data 1 deri në 30 gusht në Kapshticë kanë hyrë 30.389 shtetas të huaj dhe shqiptarë ndërsa kanë dalë 31529 shtetas.