HomeBota

Protestrojnë francezët kundër Macron: 60 të arrestuar , 10 policë të plagosur

Protestrojnë francezët kundër Macron: 60 të arrestuar , 10 policë të plagosur

Reformat ekonomike të Emamanuel Macron, kanë bërë që në Francë të krijohet një pakënaqësi masive. Dje francezët shpërthyen në protesta të dhunshme dhe për pasoi u plagosën 10 policë dhe u arrestuan 63 protestues të dhunshëm, megjithëse protesta ishte me leje nga organet e rendit publik.

Ministri i Brëndshëm Gerard Collomb, ka dënuar dhunën dhe ka njoftuar se përshkallzimi i saj në menyra antiligjore do marrë përgjigjie të ashpër nga forcat e rendit.

Kjo protestë, po shoqërohet edhe me grevën e punonjësve të transportit hekurudhor, të cilët kanë ndaluar punën. Presidenti Macron sot në darkë do dali në një emision televiziv për të sqaruar, francezët për arsyet e kësaj reforme ekonomike/Tellalli