HomeAktualitetKryesore

Merr fund konçesioni absurd i kontrollit teknik të mjeteve, Rama: Nga Janari kolaudimi i kalon shtetit, ja lehtësimet

Merr fund konçesioni absurd i kontrollit teknik të mjeteve, Rama: Nga Janari kolaudimi i kalon shtetit, ja lehtësimet

Kryemistri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka dhënë lajmin se kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi) tashmë do të kryhet nga shteti.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook Rama njofton se ky shërbim, nga janari i 2021 do të ketë disa risi që janë lehtësuese për drejtuesit e automjeteve.

Deklarata e kryeministrit Rama:

MIRËMËNGJES ?

ME NJË LAJM TË MIRË?

Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim, sikundër e kemi premtuar, do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga #DPSHTRR dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve:

• Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do të kalojnë në kolaudim

• Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet

• Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!

• Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet

• Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund

• Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë deri tani në punën transformuese të #DPSHTRR

***fotot nuk janë 3D por realiteti i institucionit të sapo rilindur të #DPSHTRR Fier