osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Gjashtë zyrtarë të LSI drejt prangave: Meta kërcënon SPAK se do mbledhi popullin nëse ndodh!

Gjashtë zyrtarë të LSI drejt prangave: Meta kërcënon SPAK se do mbledhi popullin nëse ndodh!

Ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami dhe ish-kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit Miranda Rira, që të dyja bashkëpuntore të Monika Kryemadhit, po hetohen për shpërdorim detyre. Drejtori i Ilir Metës tek Patentat, Ylli Spahiu, po hetohet nga SPAK për një dosje të zezë aferash tek Patentat, një qendër e madhe korrupsioni e LSI.

Në këtë skandal është përfshirë edhe vëllai i tij, Përparim Spahiu, ish-deputet i LSI-së, të cilit Meta dhe Monika i kanë besuar fushatën në Tiranë. Dy vëllezërit kanë përdorur pasurinë publike për interesa të tyre.

E hapur është edhe dosja skandaloze e byzylykëve me autorë Petrit Vasilin dhe Ylli Manjanin, ku janë vjedhur 2.3 miliardë lekë. Manjani dhe Vasili kanë bërë tenderin për byzylykët elektronikë për mbikqyrjen e të dënuarve kur ishin në krye të Ministrisë së Drejtësisë, por kompania që ka marrë paratë nuk ka sjellë produktin. Vasili dhe Manjani kanë shpëtuar deri më sot pasi drejtësia ka qenë e kapur nga politika. Në çdo vend normal, përgjegjësit e një afere të tillë flagrante, do ndëshkoheshin.

Nga ana tjetër, nuk është më sekret as plani për nisjen e një hetimi për pasurinë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, produkt i pastrimit të parave të pista. Dyshja ka deklaruar një pasuri me vlerë mbi 10 milionë euro, pa llogaritur pasurinë e fshehur, ku si të ardhura të ligjshme kanë vetëm dy paga shteti.

Në këto rrethana, duke ndier ngushtimin e lakut dhe presionin në rritje të Perëndimit për goditjen e korrupsionit në nivele të larta, Ilir Meta doli edhe një herë dje nga ‘strofulla’ e Presidencës duke kërcënuar me destabilizim nëse banda e tij do goditet nga SPAK. Meta kërcënoi hapur SPAK dhe SHBA,-BE se është gati të mbledhë popullin si në 2 mars 2020, kur bashkë me Sali Berishën, mblodhën njerëzit e tyre në oborrin e Presidencës si presion ndaj SHBA-BE për të marrë një garanci se nuk do të preken nga SPAK.

Pas një viti, Ilir Meta vijon të kërkojë garanci si dhe të kërcënojë.

“Unë jam Presidenti, ushtari i parë i Republikës dhe student i dhjetorit. Kam shumë respekt për policinë, ju kam dalë për zot kur janë sulmuar. Ata janë për të shërbyer, jo për të bërë grup horrash që bëjnë një evazion të frikshëm. Në 2 mars i kurseva edhe një herë më duhet ta thërras popullin, të mos më detyrojnë! Unë i ftoj të gjithë në votime, vota nuk vlen as sa një dele dhe as sa një lopë. Kërkoj referendum se nuk janë zgjedhje normale këto”, tha Meta. /Pamfleti