HomeAktualitetDebat

Uroi myslimanët që po e prisnin me “padurim” nga Kryegjyshata e Bektashinjve urimin e tij! Baze ironizon Bashën: Ka ngatërruar Sulltan Novruzin me Bajramin! Kushedi sa do jetë çuditur Baba Mondi që i ka postuar foton?!

Gazetari Mero Baze ka komentuar vizitën e kryedemokratit Lulzim Basha në Kryegjyshatën e Bektashinjve nga ku zgjodhi të urojë besimtarët myslimanë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, botuesi i gazetës “TemA” shkruan me nota humori se Basha ka ngatërruar Sulltan Novruzit me Fitër Bajramin.

“Luli ka ngatërruar Festën e Sulltan Novruzit me Bajramin. Kushedi sa do jetë çuditur Baba Mondi që i ka postuar foton”, ironizon Baze. (TemA)