HomeKronike

Arrestohet në Greqi trafikanti shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Arrestohet në Greqi trafikanti shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Autoritetet greke kanë arritur të vënë në pranga një 40-vjeçar shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Trafikanti shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet nga autoritetet italiane se është përgjegjës për transportin e një sasie prej 566 kilogramë drogë, nga Shqipëria në Itali në vitin 2012.

Ai u kap në Kalpaki të Janinës, mesnatën e djeshme, ndërsa mësohet se qëndronte në Greqi pa dokumente.