HomeAktualitetDebat

Padia e çuditshme e “shqiptarit Sali” në gjykatën franceze ndaj Sekretarit Amerikan! Berisha: Është i shtrenjtë por do e paguaj me kontribute të përbashkta!

Padia e çuditshme e “shqiptarit Sali” në gjykatën franceze ndaj Sekretarit Amerikan! Berisha: Është i shtrenjtë por do e paguaj me kontribute të përbashkta!

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se avokati, Jean-Yves Le Borgne që do ta përfaqësojë në gjykatën e Parisit për padinë ndaj Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken do të paguhet nga vetë ai.

Në studion e “Zonë e Lirë”, Berisha tha se avokati është i shtrenjtë dhe do të paguhet prej tij, ndërsa shtoi se ende nuk e kanë bërë kontratën e pagesës. Ish-kryeministri tha se nëse avokati do të jetë dakord do ta bëjë publike shumën.

“Ai është avokat shumë i shtrenjtë dhe do ta paguaj Sali Berisha. Do të jetë kontribut i përbashkët. Nuk kemi bërë kontratë. Po që se avokati thotë po unë e bëj publike. Do ta deklaroj. Edhe unë jam i detyruar ta deklaroj,” tha Berisha.

I pyetur nëse është Lulzim Basha i gëzuar në këtë histori, pasi mund të ndihet më i çliruar në parti, Berisha e mohoi në mënyrë kategorike.”Në mënyrë absolute nuk kam asnjë aludim. Zero. Fatmirësisht ishte tha edhe zëdhënësi amerikan që janë raportet e qeverisë dhe Soros me të cilin unë kam denoncuar publikisht më shumë se kushdo tjetër, janë dokumente”.