HomeAktualitetRekomanduar

Policia e “xhafajve, lleshve dhe çuçve” kanë frikë ta zgjojnë “udhëheqjen” në 4 të mengjesit! Nxjerrin bllof Ramën po sa zgjohet nga gjumi!

Policia e “xhafajve, lleshve dhe çuçve” kanë frikë ta zgjojnë “udhëheqjen” në 4 të mengjesit! Nxjerrin bllof Ramën po sa zgjohet nga gjumi!

Mbrëmjen e djeshme katër persona u vranë më armë zjarri dhe dy mbetën të plagosur në Velipojë pas një konflikti për shezlongët.

Megjithatë kryeministri Edi Rama publikoi mëngjesin e sotëm një foto të qetë nga Velipoja, duke mos përmendur asnjë fjalë për masakrën që ndodhi gjatë natës, gjë që tregon se ai nuk kishte marrë asnjë informacion për humbjen e katër jetëve, që ndoshta policëve qesharak, të mësuar me viktima të përditshme u duken si zogj pule.

Rama po sa ika dalë gjumi, si gjithmonë ka merak për të postuar në rrjetet sociale video apo foto për ndryshimet e qeverisë së tij, në zona të ndryshme të vendit dhe sot për dreq i ishte kujtuar Velipoja.

Duke qenë se policët e Xhafajt, Lleshit dhe Çuçit kanë frikë ta zgjojnë udhëheqjen, duke e nxjerr bllof dhe të turpëruar Ramën që deklaroi pa dashje publikisht, se sa informacione ka dhe kur i merr informacionet për situatën e rëndë të rendit në vend.

“Mirmëngjes nga Velipoja e dashur,” shkruante kreu i qeverisë krahas një fotoje të marrë nga ajri që tregonte bregdetin. Disa minuta më vonë, postimi në fjalë u fshi./Ekskluzive.al