HomeDebat

“I ka zgjidhur qeset! Po derdhen shumë para”! Frrok Çupi plas SKANDALIN për Sali Berishën: Amerika ia ka vendosur tabelën!

“I ka zgjidhur qeset! Po derdhen shumë para”! Frrok Çupi plas SKANDALIN për Sali Berishën: Amerika ia ka vendosur tabelën!

Analisti Frrok Çupi u shpreh sot në emisionin ‘Breaking’ se ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjidhur qesen e parave për simpatizantët e tij dhe mediat pranë tij.

“Është e pamundur të kthehet koha pas. Koha dhe vdekja nuk kthehen pas. E kanë pyetur edhe Berishën se çfarë do të arrijë, por ai nuk jep dot përgjigje. Problemi është se përse përfundoi kaq qesharake Partia Demokratike.. Amerika i ka vendosur tabelën dhe njeh Lulzim Bashën. Këta që marrin “gjahun e malësorëve” janë një pjesë e dështuar që kanë lidhje, herë si klan herë si fis me Sali Berishën.

Në fund të fundit, në kohën e sëmurë të PD, është zgjedhur një pjesë që mendohet se mund të jetë shtetformuese.

Basha ka qëndruar nën hijen e Berishës deri tani, ka një pjesë të madhe të sëmundjes së tij me vete. Saliu gjithë kohën ka qenë realisht kryetar i PD. Tani kemi zëvendësuesin që rebelon, sepse njerëzit duan “babën”.

Të mos harrojmë se Berisha është shpallur i korruptuar i nivelit të lartë. Janë zgjidhur dhe qeset e parave. Po derdhen shumë para nga Berisha, për televizionet, militantët dhe ata që shajnë në Facebook. E mira është se pak nga paratë e grumbulluara, po shkojnë për njerëzit”, tha Çupi.