HomeAktualitetDebat

Berisha “kërcënon” mbështetësit e Bashës: Hiqni dorë nga ky skenar, sepse do t’iu fshijë…

Berisha “kërcënon” mbështetësit e Bashës: Hiqni dorë nga ky skenar, sepse do t’iu fshijë…

Lideri historik i PD ka bërë një koment para medias, për deklarimit të rezultatit të votave për shkarkimin e Lulzim Bashës. Ai tha ndër të tjera se revolucioni që ka nisur nuk do të ndalet, ndërsa u ka bërë thirrje deputetëve dhe kryetarëve të degëve të kthehen në shtëpinë e tyre.

“Çdo deputet të PD e ftoj të vijë e të marr listën e plotë të anëtarësisë dhe të votave në mënyrë që të ballafaqojë veten me përgjegjësitë që ai ka ndaj votuesve. Këtu është tërë anëtarësia e PD.

Ftoj kryetarët e degëve. Edhe ata që ka emëruar Lul Brava edhe ata që janë zgjedhur të vijnë të marrin procesverbalet e anëtarësisë së tyre dhe të heqin dorë. Të mos bashkëpunojnë me një skenar që nuk do të pengojë dot kurrë këtë revolucion.

Së treti u them atyre që kanë bërë gati, më falni për shprehjen, “ato” për karrige qeveritare të heqin dorë nga ky skenar, se revolucioni do t’ju fshijë bashkë me pengmarrësin tuaj.

Akti i tradhtisë së lartë nuk do të tolerohet nga demokratët e këtij vendi. Ndaj rikthehuni në shtëpinë tuaj”, u shpreh Berisha.