HomeAktualitet

“BRAVO-BRAVA vazhdon të…”! Meta në ikje i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Bashës dhe i publikon videon epike: “Mbreti” të bën të qeshësh pa hap gojën, lëre më kur flet!

“BRAVO-BRAVA vazhdon të…”! Meta në ikje i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Bashës dhe i publikon videon epike: “Mbreti” të bën të qeshësh pa hap gojën, lëre më kur flet!

Presidenca i është përgjigjur ‘flakë për flakë’ Lulzim Bashës, i cili u shpreh sot se ‘Trekëndëshi i Bermudës,, Rama, Berisha dhe Ilir Meta janë bashkë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këshilltari i Metës, Tedi Blushi ironizon Bashën teksa ka shpërndarë një sekuencë nga estrada ‘Kunati i shokut Xhemal’.

“BRAVO-BRAVA vazhdon të përflasë Presidentin e Republikës.

Kunatopozitë vetëm BRAVO-BRAVA ka, që gërvisht pak dhe fiton shumë.

Me këtë perlë të Estradës së Shkodrës, “Kunatin e shokut Xhemal”, që edhe sot i shkrin gazit të gjithë shqiptarët, e përshëndesim gazin e tranzicionit “Mbretin e Memeve”, që bën të qeshësh pa hap gojën, lere më kur flet.”, shkruan Blushi.