HomeAktualitet

“E mor Sali ku do biesh”! Taulant Balla paralajmëron se shumë shpejt do të sillet para drejtësisë i shumëkërkuari, që do e fundosë Berishën

“E mor Sali ku do biesh”! Taulant Balla paralajmëron se shumë shpejt do të sillet para drejtësisë i shumëkërkuari, që do e fundosë Berishën

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e Hapur”, ish kryeministri Sali Berisha përmendi emrin e Taulant  Ballës si Ministri i ardhshëm i Brendshëm pas dorëheqjes sipas tij të Fatmir Xhafajt.

Ish kryeministri Berisha madje shtoi se deklarata e Ballës pas audiopërgjimit ku foli për përgjegjësi morale të Xhafajt ishte më e lumtura, duke nënkuptuar kështu një dëshirë të Ballës për karrigen e ministrit të Brendshëm.

Pas emisionit, Taulant Balla reagon pas përmendjes së emrit të tij nga Berisha në studion televizive për lidhje me persona me precedentë penalë.

 

Reagimi i plotë i Taulant Ballës në faqen e tij zyrtare

Të dashur miq, më thonë që në një studio televizive ky karrikatura ka përfolur emrin tim apo të kolegëve të mi.

Sikur një e njëmijta e çfarë vjell përditë ky plak i rrjedhur të ishte e vërtetë, unë nuk do të qëndroja në detyrat që mbaj.

Por ky karrikatura është në hall të madh. Litari që e ka mbajtur në 28 vite këtë dordolec të varur në politikën shqiptare po i këputet, për të rënë e për të mos u ngritur kurrë.

Makthi i tij për vete dhe familjarët e vet është shumë i madh.

Nuk ka ilaç që i shëron.

Izet Haxhia erdhi dhe dosja duhet rihapur!

Nuel Kalaj do të vijë së shpejti dhe do të flasë!

E mor Sali ku do biesh…/Pamfleti.net