HomeHumor

Muli në panik nga hetimet për kalimin e 1 milion dollarëve në Maqedoni

Muli në panik nga hetimet për kalimin e 1 milion dollarëve në Maqedoni

Pas arrestimit të një prej krerëve të klanit Osmani, që ka financuar Partinë Demokratike, Muli është i shqetësuar.

Në vitin 2005 atij ju desh të kalonte ilegalisht në Maqedoni 1 milionë dollarë, për të paguar në cash “lobistët” amerikanë të fushatës.

Nuk është e sigurtë nëse ato ishin para për lobistët apo manovër për të përdorur ca para të fushatës për interesa të Doktorit, por problemi është që Muli u desh të përdorej si transportues, së bashku me dikë tjetër.

Nga sot Muli filloi të përgatitet çfarë të thotë, në rast se e marrin në pyetje.

Varianti i parë është ta mohojë ngjarjen.

Këtu i vetmi rrezik është se mund të dalë ndonjë dëshmitar nga shtabi i PD, që thotë se është e vërtetë që Muli me dikë tjetër çuan lekët në Maqedoni.

Varianti i dytë është të thotë se çuam ca lekë, por nuk e di sa ishin.

Këtu ekziston frika se një ish- ministër i Kosovës që punonte bashkë me ta, ka mbushur gjithë dynjanë sa lekë morën në Tetovë.

Varianti i tretë është të thotë që nuk e kemi ditur fare që transportonim lekë.

Por rreziku është se mos është përgjuar ish- zëvendësministri shqiptar i Maqedonisë, që u përdor për për t’i garantuar në kufi.

Zenin nuk e pyet dot, se ai është me dhimbje koke nga pyetjet që mund t’i bëjnë vetë, që nga tokat në Vlorë e deri tek lojërat e fatit që ka pasur në Shqipëri.

Madje në një periudhë të shkurtër implikoi dhe Qim Pekën në këtë punë.

I vetmi variant që e trimëron, është t’u thotë gjykatësve: Ua rregulloj unë tek Ilir Meta ju.

Vetëm kështu ata mund të tremben, se ai u ka fakte ngaqë u merr lekë dhe kur i emëron, dhe kur i terrorizon.