HomeLifestyle

Publikohen pamjet që po ‘thyejnë’ rrjetin: Nuk mungon as Bora Zemani, Donald Veshaj e ‘djeg’ fare në natën e parë të tij jashtë shtëpisë së ‘Big Brother VIP’

Publikohen pamjet që po ‘thyejnë’ rrjetin: Nuk mungon as Bora Zemani, Donald Veshaj e ‘djeg’ fare në natën e parë të tij jashtë shtëpisë së ‘Big Brother VIP’

Aktori Donald Veshaj ka treguar përmes postimeve në rrjetet sociale se e ka shijuar në maksimum natën e parë jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Ai ka shkuar në klub bashkë me Elgit Dodën, Romeon, Fifin, Dj Pm, Sarën, Dagzin, Einxhelin, Kledin e miq të tjerë.

Aktori ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet i rrethuar nga një numër i madh njerëzish që brohorasin për të.

“Të gjithë kanë mënyrën e vet të të fituarit, doni ta shikoni cila është mënyra ime? Kjo është mënyra ime”, shprehet ai.

Fansat e aktorit kanë ndarë në rrjetet sociale video nga kjo mbrëmje ku Donaldi, Elgiti dhe Romeo shihen në skenë duke kënduar e kërcyer.

Ato kanë kënduar dhe këngën “Toxic Love”, dedikimi i Donaldit për Bora Zemanin dhe kjo nuk iu ka shpëtuar ndjekësve.

https://www.instagram.com/tv/CaLRhpjsmkB/?utm_source=ig_web_copy_link