KLGJ dhe KLP tentuan grusht shteti! Morën kompetencat e Kuvendit për rritjen e pagave të tyre por dolën bllof! Kushtetuesja bashkëpunëtore: Do të shqyrtojë ankesën e shoqatave klloune të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve më 2 dhjetor për vendimin e parlamentit

KLGJ dhe KLP tentuan grusht shteti! Morën kompetencat e Kuvendit për rritjen e pagave të tyre por dolën bllof! Kushtetuesja bashkëpunëtore: Do të shqyrtojë ankesën e shoqatave klloune të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve më 2 dhjetor për vendimin e parlamentit

Më 2 dhjetor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për pagat.

Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese pas miratimit të ndryshimeve ligjore për pagat e magjistratëve, të votuara nga mazhoranca socialiste në orët e para të 18 shtatorit.

Në një qëndrim të përbashkët, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Shoqata e Prokurorëve dhe Forumi i Grave Gjyqtare kërkuan pezullimin e zbatimit të ligjit, shfuqizimin e tij si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe shqyrtimin me përparësi të çështjes.

Kuvendi miratoi projektligjin me 84 vota pro, 24 kundër dhe një abstenim. Formula e miratuar parashikon rritjen e pagës referuese me rreth 8,500 lekë, por nuk plotëson kërkesën e magjistratëve për një rritje prej rreth 80 mijë lekësh, të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Ndërkohë, qeveria ka përllogaritur edhe 1.5 miliardë lekë detyrime të prapambetura që prej prillit 2023, të cilat parashikohet të shlyhen me këste brenda dy viteve.

Përplasja për pagat në sistemin e drejtësisë u thellua pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re, sipas afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Pas kalimit të afatit, KLGJ dhe KLP vendosën që, nga 1 gushti, paga referuese të llogaritej mbi 222 mijë e 425 lekë, me një shtesë prej 14 mijë lekësh për kualifikimin.

Megjithatë, Ministria e Financave nuk i ekzekutoi listëpagesat sipas kësaj përllogaritjeje, duke argumentuar se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendit.