HomeAktualitetDebat

“Mbillni grurë në mars”! Krifca e “akademisë së çobanëve” mohon deklaratën: Edhe po të çmendesha, stafi nuk do ta transmetonte

“Mbillni grurë në mars”! Krifca  e “akademisë së çobanëve” mohon deklaratën: Edhe po të çmendesha, stafi nuk do ta transmetonte

Ministrja e Bujqësisë e Zhvillimit Rural, Frida Krifca, në një konferencë të përbashkët me Ministren Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, ka reaguar në lidhje me deklaratën e cila bëri bujë, ku tha se fermerët duhet të mbillnin grurë.

Kjo deklaratë e saj shkaktoi reagime, pasi fermerët edhe pak duhet të nisin korrjen e grurit, e jo të mbjellin.

Krifca mohoi ta ketë bërë nje deklaratë të tillë, duke u justifikuar me faktin që edhe nëse do të kishte bërë një gabim të tillë, stafi i saj do ta kishte lënë të transmetohej.

“Nëse e gjen të sfidoj ta sjellësh. Edhe sikur të çmendesha dhe të flisja kështu, nuk do më linte ekipi im ta nxirrja”, tha ajo./ CNA.al