HomeAktualitet

Shqipëria përdor për herë të parë në Sazan, sistemet amerikane të fluturimit pa pilot

Shqipëria përdor për herë të parë në Sazan, sistemet amerikane të fluturimit pa pilot

Forcat Tokësore (FT) të Shqipërisë përdorën për herë të parë sistemet amerikane të fluturimit pa pilot (UAS), për kontrollin e zjarrit në ishullin e Sazanit.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtes, Niko Peleshi me anë të një statusi në median sociale, Facebook.

Aii shkruan se sistemi i fluturimit pa pilot “PUMA RQ-20B”, përveç përdorimit ushtarak, u përdor për monitorimin e vatrave të zjarrit në Sazan.

Kjo mundësi, iu ofrua Forcave të Armatosura të Shqipërisë nga SHBA-të.

“Sot kemi përdorur për herë të parë Sistemet e fluturimit pa pilot (UAS) të tipit “PUMA RQ-20B”, për monitorimin e vatrave të zjarrit në Sazan (përveç përdorimit ushtarak), mundësuar për Forcën tonë Tokësore, nga partneriteti strategjik me SHBA.

Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të SHBA.

Falenderim për efektivin e mirëtrainuar të FT dhe komandantin Gjeneral Arben Kingji” shkruan Peleshi.

Kujtojmë se vetëm disa orë më parë, ministri Peleshi lajmëroi neutralizimin e vatrave të zjarrit në ishullin e Sazanit. Kjo pas një pune të pandërprerë nga toka dhe ajri dhe padyshim, ndihmës nga Greqia.