HomeAktualitetKryesore

Të shtunën pengëmarrësit e opozitës kujtojnë 26 Majin 1996! Në Tiranë vjenë për vizitë zv/ndihmës sekretari amerikan

Të shtunën pengëmarrësit e opozitës kujtojnë 26 Majin 1996! Në Tiranë vjenë për vizitë zv/ndihmës sekretari amerikan

Ndërsa opozita ka bërë thirrje për të protestuar pa asnjë kauz, thjesht sepse kështu dëshiron Babalja dhe Babolja, që ka marrë peng PD-në, për të dhënë idenë se është gjallë dhe për të bërë një test, se sa militantë i kanë mbetur, pas shumë provash teatrale për të “rrëzuar” qeverinë, sepse nuk po pastron drogën që na lanë ato që e kishin monopol dhe burim thesari, një event i rëndësishëm ndërkombëtar zhvillohet në Tiranë.

Ditën e shtunë, do vijnë në Shqipëri të gjithë liderët e Ballkanit perëndimor dhe përfaqësuesi i departamentit të Shtetit i SHBA-së Pete Marocco, zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit.

Marocco, është një zyrtar i rëndësishëm i administratës amerikan, i të njejtit nivel me Hoyt Brian Yee. i cili zgjidhi konfliktin politike në Maqedoni dhe Shqipëri dhe mendohet se ishte ai negociatori i marrveshjes së 18 Majit.

Ai, do të përfaqësoi Amerikën,  në takimin e 15-të të Europës Juglindore,  për sigurinë rajonale dhe luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm.  Zhvillimi këtij samiti ka qënë i ditur nga opzita, ndaj për tu bërë faktor, pengmarrësit e opozitës do thërrasin me e Babolen e Babalen për demokraci, pikërisht në kujtim të datës 26 Maj 2016, kur këto njerëz e vranë dhe e varrosën demokracinë dhe qytetarinë shqiptare duke e kthyer Shqipërinë në një vend që më pas prodhoi dhjetra metoda kriminale, që shërbenin për të ruajtur apo marrë pushtetin me dhunë./Ekskluzive .al