HomeAktualitetKryesore

“Reporterët pa kufij”, gazetarët e pa rrahur dhe gjithë gazetarët që e meritojnë drurin kanë një kërkesë për ju…

“Reporterët pa kufij”, gazetarët e pa rrahur dhe gjithë gazetarët që e meritojnë drurin kanë një kërkesë për ju…

Dy pëllumbat korba të PD, Ylli Rakipi dhe Armand Shkullaku, mbas teatrit të Lulzimit dhe Saliut, për gazetarin e plagosur Kasmi, nëpërmjet shoqatave të tyre fantazma,  të dy grupimet gjoja gazetareske kanë dalë në mbrojtje të gazetarit,  duke dërguar foton e plagosjes së Kasmit, tek organizata “Reporterët pa Kufij”.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, organizata “Reporterët pa Kufij” ka reaguar pas rastit të regjistruar gjatë tubimit, ku kryeredaktori i RD gjoja u godit me shkop gome nga policia kur po bënte “detyrën” me zgara hekuri mbi policinë.

Mirëpo, organizat që e paska parë, se  se ky palo gazetar u godit nga policia, a mund të na thotë  ky Reporteri pa kufij,  se nuk dimë se nga i merr këto informacione, se çfarë po bënte gazetari, jo duke gjykuar nga pamjet e një fotoje të gjakosur, por duke parë videon e të vërtetës.

Edhe sikur të jet goditur nga policia, ai nuk e kishte të shkruajtur në ballë “gazetar”, por protestues i dhunshëm,  me hekur në dorë duke sulmuar policinë.

Ne gazetarët e pa rrahur dhe gjithë gazetarët që e meritojnë drurin i bëjmë thirrje Reporterit pa kufi të na damkosi në ballë logon: Jam gazetar dhe mund të shkel ligjin!

“Reporterët pa Kufij” shprehen se Kryeministri Edi Rama duhet të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga Policia por reporteri është drejtuar gabimisht duhet ti drejtohej gazetrit që ka marrë në mbrojtje që të  klargohet nga dhuna nëse do të trajtohet si gazetarë./ Ekskluzive.al