HomeDebat

“Do nxjerr raportin për financimet në PD”! Saliu sulm “djalit” të tij plangprishës: ‘Lulzim Brava’ përgjegjës për 700 mijë euro e lobimit

“Do nxjerr raportin për financimet në PD”! Saliu sulm “djalit” të tij plangprishës:  ‘Lulzim Brava’ përgjegjës për 700 mijë euro e lobimit

I damkosuri për korrupsion madhor non grata Sali Berisha Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se ish-kreu i PD Lulzim Basha “u kap” nga Edi Rama përmes një dosjeje e cila e rrezikonte Bashën me 6 vite burg.

Berisha deklaroi se do të publikojë raportin mbi financimet në Partinë Demokratike, ndërsa tha se përveç 25 mijë eurove nga kontot e partisë, 700 mijë euro të tjera nuk kanë lidhje me këtë forcë politike dhe se janë përgjegjësi e “Lulzim Bravës” sipas tij.

Ai shtoi se me këtë dosje kryeministri Rama e “futi në xhep” Bashën, ndërsa vijoi duke thënë se ka fakte edhe kundër Enkelejd Alibeajt, i cili tanimë mban logon e Partisë Demokratike.

Lidhjet e krimit janë më të tmerrshmet, të tilla janë ato të Ramës me Lul bravën dhe Alibashën.

Atë e ka kapur me dosjen e larjes së parave dhe i tha se je 6 vite në burg sepse janë 700 mijë euro. Auditet kontrolluan, nesër bëj publik raportin. Përveç 25 mijë eurove nga kontot e PD-së, 700 mijë eurot s’kanë lidhje me PD-në, janë përgjegjësi e Lulzim Bravës. Edi Rama me këtë e futi në xhep. Ai tjetri që noton mes dy Taulantëve ka problemet e veta, por do vijmë dhe aty.”, tha ai.