HomeHumor

Muli shpjegon pse Luli ka qenë agjent i fjetur për 32 vite në PD

Muli shpjegon pse Luli ka qenë agjent i fjetur për 32 vite në PD

Mulit i bëri shumë përshtypje sot Doktori që theksoi se pas 32 vitesh Luli i infiltruar nga Ramiz Alia tentoi të prish Partinë Demokratike.

Duke e diskutuar këtë çështje me Lelon, po përpiqej të gjente ndonjë fabulë për ta bërë më të besueshme këtë gjë për publikun.

-Kam një ide i tha Lelo se si mund ta fajësojmë Lulin për këtë çështje.

-Për çfarë tamam i tha Muli?

-Që Luli është agjent i komunistëve për të shkatërruar PD pas 30 vitesh.

-Pa ma thuaj i tha Muli.

-Të kujtohet në fund shoku Enver kur nxori poliagjent Mehmet Shehun i cili për 40 vjet kishte qëndruar si gjarpri nën gurë për të helmuar shokun Enver. ? Kështu duhet trajtuar dhe Luli.
Ne e kemi një provë.

Qëllimi i Lulit ka qenë diskretitimi i PD dhe krijimi i imazhit të sja si një parti komuniste e ngjashme me Partinë e Punës.

Për këtë qëllim ai përpunoi një strategji të ndyrë dhe tinëzare, duke bërë si njeriu më besnik i Doktorit dhe duke fituar besimin e tij.

Pas kësaj ai mori drejtimin e PD më 2013 dhe e çoi atë nga humbja në humbje.
Por Doktori përsëri ja fali.

Atëherë ai u dekonspirua. Qëllimi i vërtet i tij nuk ishte thjesht të humbiste PD, por të provokonte Doktorin. Dhe ai provokoi Doktorin duke e përjashtuar.
Atëherë Doktori u detyrua të organizonte Flotoren dhe të kthehej.

E gjithë ko u bë pikërisht që Doktori të akuzohej si një njeri që nuk e lëshon PD për 32 vite dhe që ka zbuar gjithë themeluesit e saj. I gjithë ky ka qenë plan djallëzor i Lul Bashës. Është kjo arsyeja që DDoktoritha sot se ai desh të vinte në jetë porosinë e komunisteve për të shkatërruar PD.

-Qenka shumë e hollë kjo tha Muli. Sdi a do ta kuptojnë këta demokratët tanë.

-Boll ta kuptoj Doktori se ata nuk kanë problem, tha Lelo.

-Ke të drejt tha Muli. Atij i pëlqen shumë kjo.