HomeAktualitet

Rama shmang ankesën e biznesmenit: Më shkruaj në numrin tim detajet

Rama shmang ankesën e biznesmenit: Më shkruaj në numrin tim detajet

Gjatë vizites se tij në panairin e punes në Elbasan, kryeministri Rama eshte perballey me ankesen e pronarit te nje guroreje, i cili i eshte ankuar per ish-shefin e policise ne Selenicë. Ai e akuzon ate per dhune, prishje të mjeteve dhe se nuk e lejon te punoje, edhe pse eshte ne rregull me letra dhe dokumente.

Biznesmeni: Meqë erdhët do t’ju tregoj edhe disa fotografi që i shërbejnë punës. Kemi një gurore që me skavatorët më të mirë. Ne kemi guroren tonë në Selenicë në Vlorë.

Edi Rama: Ku është problemi juaj?

Biznesmeni: Ish-drejtori i policisë na ka bllokuar rrugën prej dy vitesh, ka ushtruar dhunë, duke thyer mjetet. Nuk funksionon. Kemi kërkuar ndihmë shumë herë.

Edi Rama: Përse e ka mbyllur rrugën?

Biznesmeni: Kjo rruga është bashkisë, i kemi marrë edhe letrat të gjitha, nuk na le të kalojmë, ngjit me ne ka guroren e vet.

Edi Rama: Po ai punon?

Biznesmeni: Po punon.

Edi Rama: Më dërgo një mesazh mua në numrin tim dhe më shpjego më me detaje.