HomeAktualitet

Berat Buzhala: Albin Kurti, politikan i rrezikshëm që duhet ndalur me çdo kusht dhe çdo çmim! Propozimi i Ramës, gjëja e duhur

Berat Buzhala: Albin Kurti, politikan i rrezikshëm që duhet ndalur me çdo kusht dhe çdo çmim! Propozimi i Ramës, gjëja e duhur

Berat Buzhala e ka cilësuar Albin Kurtin si politikanin më të rrezikshëm që drejton qeverinë e Kosovës duke argumentuar se politikat e tij po rrezikojnë pavarësinë e Kosovës.

Në një postim në Twitter, Buzhala shkruan se propozimi i kreut të qeverisë Edi Rama për Asociacionin është gjëja e duhur që duhet bërë.

“Albin Kurti është politikani më i rrezikshëm që ka udhëhequr ndonjëherë vendin tonë, edhe me 51% të votave të popullit.

Propozimi i Edi Ramës për Asociacionin, të cilin e ka dërguar në Gjermani dhe Francë, është gjëja e duhur që ka ardhur nga Shqipëria.

Politika e errët e Kurtit dhe Osmanit po e rrezikon thelbësisht pavarësinë e Kosovës.

Prandaj, është urgjente të kapërcehet kjo situatë. Kjo çmenduri duhet ndalur. Me çdo kusht dhe me çdo çmim”, tha Berat Buzhala.