HomeAktualitet

Tani jo vetëm gjoba: Çdo makinë e parkuar keq do të “sekuestrohet” me karotrec

Tani jo vetëm gjoba: Çdo makinë e parkuar keq do të “sekuestrohet”  me karotrec

Policia pritet të ndërmarrë një aksion duke bllokuar të gjitha mjetet e parkuar keq dhe që kthehen në problem për qarkullimin rrugor.

Ministri Taulant Balla tha se shpejt do të ndërhyhet me karoatrec për të zhvendosur makinat e parkuara gabim.

“Ne duam mirëkuptimin e drejtueseve dhe drejtuesve të mjeteve, se makina juaj e parkuar gabim është një problem shumë i madh për të tjerët, të cilëve u ke zënë rrugën, po ashtu dhe një karshillëk i madh ndaj Kodit Rrugor.

Numri i madh i masave ditën e djeshme në Tiranë, është një apel publik për reflektim dhe bashkëpunim drejtuar përdoruesve të mjeteve. Policia e Shtetit nuk do ta tolerojë asnjë çast këtë shkelje masive dhe këtë karshillëk.

Brenda pak ditësh çdo mjet i parkuar gabim do të largohet nga vendqëndrimi i gabuar me makineri të specializuar të kontraktuar nga Policia Rrugore dhe do të bllokohet”, deklaron ministri.

Sipas tij, parkimeve të gabuara vend e pa vend, parkimeve dyshe, treshe mu në mes të rrugës, parkimeve mbi trotuar apo tek korsia e biçikletave etj., do duhet t’i jepet fund