HomeBota

Një tërmet i fuqishëm shkund Tajvanin, dy të vdekur dhe qindra të plagosur

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ka goditur brigjet lindore të Tajvanit duke shkaktuar vdekjen e të paktën 2 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve.Janë të shumta ndërtesat e shkatërruara si dhe shumë të tjera që janë plotësisht të pabanueshme.

Në Hua-Lein kati i parë i një hoteli është shembur plotësisht dhe të paktën 30 njerëz ndodhet nën rrënoja. Forcat zjarrfikëse janë angazhuar maksimalisht për të shpëtuar personat e bllokuar.

Dy ura në qytet janë dëmtuar dhe janë mbyllur për trafikun. Ndërsa agjencia kombëtare e shtypit thotë se 702 banesa kanë mbetur pa energji elektrike.

Si pasojë e lëkundjeve të fuqishme edhe shumë rrugë janë carë. Tërmeti është verifikuar rreth orës 23.50 minuta ora lokale, kur të gjithë flinin në banesat e tyre.

Dy ditë më parë, në ishull ka pasur edhe dy lëkundje të tjera respektivisht me magnitudë 6.1 dhe 5.5.(BalkanWeb)

Janë të shumta ndërtesat e shkatërruara si dhe shumë të tjera që janë plotësisht të pabanueshme.