Pas përfundimit të Samitit, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky po japin një konferencë të përbashkët për mediat.
Rama: Faleminderit të gjithëve dhe mbi të gjitha, atyre mes jush që keni ardhur në Tiranë nga rajoni ynë. Është një moment i veçantë për ne në Shqipëri, sepse nuk jemi vetëm të privilegjuar të mirëpresim kreun e shtetit, por edhe jemi të nderuar të mikpresim një udhëheqës të rezistencës.
Jemi mbledhur kundër forcës neoimperialiste që kërkojnë të ndërtojnë. Jam i nderuar që patëm mundësi që të mbajmë qëndrimin tonë, jo vetëm si Shqipëri, por si bashkësi vendesh dhe kombesh që ndajnë të njëjtin qëndrim, që qëndrojnë pro Ukrainës.