HomeAktualitet

Zbardhet takimi i Nikollës me Çuçin dhe Bardhin. Dy kërkesat e Rithemelimit që PS është gati t’i pranojë

Zbardhet takimi i Nikollës me Çuçin dhe Bardhin. Dy kërkesat e Rithemelimit që PS është gati t’i pranojë

Pas lajmit të një dite më parë për nisjen e negociatave mes maxhorancës dhe Rithemelimit për të rikthyer në normalitet Kuvendin, Top Channel mëson detaje të bisedimeve mes palëve.

Burimet bënë të ditur se në negociata ka hyrë edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e cila ka thirrur në një takim kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi dhe kreun e grupit të PD-së, Gazment Bardhi për të dakordësuar një zgjidhje.

Siç mësohet, PS-ja është e gatshme të votojë pro ngritjes së dy kmisioneve hetimore parlamentare, me kushtin që objekti i veprimtarisë së tyre të jetë i dakordësuar dhe jo për çeshtje që janë nën hetim nga Prokuroria

Në të njëjtën kohë socialistët janë gati të pranojnë edhe ndryshimin e bashkëkryetarit të komisionit të reformës Zgjedhore, ku në këtë rast do të largohej Enkelejd Alibeaj dhe në vend të tij do të emërohej, Oerd Bylykbashi.

Si këmbim ushtarët e Bardhit do votojnë amnistin penale ndërsa ushtarët e Lulit do mbeten me gishtë në gojë pas zvarritjeve me pretendimin pa asnjë provë dhe fakt, se do liroheshin zyrtarët e akuzuar nga SPAK.