HomeAktualitet

Aksident i rrezikshëm! Shoferit i bie të fikët: Autobusi i linjës së “Unazës” në Tiranë përplaset me pemën

Aksident i rrezikshëm! Shoferit i bie të fikët: Autobusi i linjës së “Unazës” në Tiranë  përplaset me pemën

Një autobus është aksidentuar në Tiranë, paraditen e kësaj të diele.

Në Rrugën Ferid Xhajko afër 5 Majit, autobusi i linjës së Unazës së Re ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të dëmtuar.

Sipas policisë, shoferit i autobusit të aksidentuar ka humbur ndjenjat, ndaj ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të transportit publik dhe është përplasur.

Autobusi ka pasur pak pasagjerë dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.