HomeAktualitetKryesore

A është e vërtetë ajo që tha Balla?! Balliu i vogël i armatosur me vezë në parlament por i’u thyen në brekë dhe …

A është e vërtetë ajo që tha Balla?! Balliu i vogël i armatosur me vezë në parlament por i’u thyen në brekë dhe …

Një ngjarje sa e pa precedent aq dhe qeasharake ka ndodhur sot në komisionin e mediave. Tre Babolet e SHQUP-it, janë futur në një sherr, si të irrituar nga ardhja Erion Veliajt në Komisionin e medias. Megjithëse asnjëri nuk është antarë i këtij komisioni tresha e Sali-jarani, Flamuri noku, dhe Balliu i Fahriut, kanë marrë përsipër shërbimin e Gardës.  Por,  Taulant Balla ka reaguar pas debateve dhe tensioneve në Komisionin e Medias, ku kreu i bashkisë Erion Veliaj dhe mazhoranca janë larguar.

Ja denoncimi i Ballës:
“Vokshi theu rregulloren Kuvendit të Shqipërisë sepse Veliaj nuk është i detyruar të jetë në komision, por erdhi me dëshirë në komision. Vokshi nuk respektoi rregulloren të miratonte rendin e ditës. Aktorë të SHQUP-it, të pajisur me vezë në xhepa.

Një deputet me mbiemrin Balliu se emrin nuk ia mbaj mend, ka hyrë në Kuvend i armatosur me vezë në xhep e pantallona, kjo është shoqëruar me akte dhune nga Salianji e Noka kundër gardës të filmuar dhe nga ana juaj.

Unë i bëj thirrje PD, kryetarit të saj të frenojë deputetët e tij nga këto akte të turpshme. Po kaq e turpshme është edhe sjellja e zonjës Vokshi. Ne kërkojmë shkarkimin e zonjës Vokshi. Drejtimi në këtë mënyrë i komisionit është i pa tolerueshëm”

Mirëpo, sipas disa kolegëve që morën pjesë në sallë, Balla nuk e ka parë që vezët ishin në brekë dhe Balliut të Fahriut ju thyen, duke u shtyrë nga mbrapa Sali-jaranin, ndaj ai u largua menjëherë drejtë tualetit,  duke i lënë vetëm në  mision Mulin dhe Sali-jarani.

Një gjë është enigmë,  thanë kolegët, vezët e kishin bërë ashtu,  apo ishte menderosur në brekë sepse sipas tyre vinte erë e keqe para se ai të largohej.

Mos vallë Balla, si patriot që e ka, ka dashur ta mbroi, duke e sëtuar nga turpi, kur deklaroi se kishte vezë

në xhepe?! /Ekskluzive.al