HomeKronike

Kapet gomonia 12 metra e gjatë, por arratisen skafistët

Kapet gomonia 12 metra e gjatë, por arratisen skafistët

Kur shërbimet e Policisë Kufitare sëbashku me Delta Forcë po patrullonin në një kontroll të territorit është vrejtur një gomone  e braktisur në Darzezë të Fierit.  Ajo është pikasur në kohën  kur sapo ka zbardhur drita

Mendohet se skafistët që kanë qenë në vrojtim, e kanë pikasur policinë dhe janë larguar, duke e braktisur gomonen dhe duke u fshehur në pyll.

Gomonia është 12 m e gjatë e pajisur me dy motorë me nga 300 kuaj fuqi.

Sipas policsë nuk dihet ende kujt i përket gomonia dhe sa persona ishin në bord.

Policia po vijon verifikimet për dokumentimin e plotë ligjor dhe identifikimin e pronësisë së këtij mjeti.