HomeAktualitetSport

Ministrja Nikolla vlerëson kombëtaren shqiptare të volejbollit për femra: Urime kampionëve, na bëtë të ndihemi krenarë! (Foto)

Ministrja Nikolla vlerëson kombëtaren shqiptare të volejbollit për femra: Urime kampionëve, na bëtë të ndihemi krenarë! (Foto)

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla ka vlerësuar kombëtaren shqiptare të volejbollit për vajza pas marrjes së Medaljes së Bronztë në Ligën e Europës.

Në një status në Facebook, ministrja shkruan se ato i rikthyen dinjitetin një sporti tradite që prej kohësh nuk po merrte rezultatet që meritonte.

Statusi i plotë

“Na bënë të ndihemi krenarë, ndaj meritojnë të vlerësohen vajzat e kombëtares së volejbollit.

I rikthyen dinjitetin një sporti tradite që prej kohësh nuk po merrte rezultatet që meritonte.

Nga sot simboli i këtij sporti do të qëndrojë në zyrën time për të kujtuar suksesin e arritur dhe shpresuar për rezultate edhe më të mira.

Urime kampionëve.