HomeSport

‘I padëshiruari’ Muçi aktivizohet në fund te Besiktas, gjen golin sapo prek fushën e gjelbër (VIDEO)

‘I padëshiruari’ Muçi aktivizohet në fund te Besiktas, gjen golin sapo prek fushën e gjelbër (VIDEO)

Muçi ka treguar veten sapo ka zbritur në fushë edhe pse pati shumë pak sekonda në dispozicion.

‘I padëshiruari’ Muçi aktivizohet në fund te Besiktas, gjen golin sapo prek fushën e gjelbër (VIDEO)Futbollisti shqiptar i Besiktas Ernest Muçi

Futbollisti i kombëtares shqiptare Ernest Muçi ka gjetur golin e parë sezonal me Beshiktash edhe pse luajti shumë pak minuta. 23-vjeçari, i kthyer në një zëvendësues që prej ardhjes së trajner Van Brokorst, u aktivizua në minutën e 88 në ndeshjen që Besiktas po udhëhiqte 3-2 kundër Antalyaspor.

Mjaftuan pak sekonda lojë, teksa në shtesë shqiptari vulosi fitoren me shifrat 4-2. Për Muçin kjo ishte ndeshja e parë që aktivizohej këtë sezon, pasi flitet se mund të largohet nga turqit, duke qenë se pas blerjes së Rafa Silvës nuk pëlqehet më si zgjedhje e parë nga trajneri holandez.