HomeKronike

“S’bëra dot dush, madje as…”, greku ankohet në gjyq për burgun, ja sjellja e tij në ‘kafazin e xhamit’

“S’bëra dot dush, madje as…”, greku ankohet në gjyq për burgun, ja sjellja e tij në ‘kafazin e xhamit’

Shtetasi grek Efthymios Efthymiou në akuzë për ekzekutimin e Devi Kasmit kundrejt një shumë eurosh është shfaqur dje i hutuar në sallën e gjyqit.

“Panorama” shkruan se ai është ankuar tek avokati i tij për kushtet në paraburgim. Ai i ka thënë avokatit, para se të niste seanca, se nuk kishte mundur të bënte dush në paraburgimin e Policisë së Drejtorisë së Tiranës.

Tjetër ankesë e tij ishte se në paraburgim nuk e kishin lënë të konsumonte duhan. Ai u shfaq mjaft i hutuar në çelje të seancës, teksa qëndronte në kafazin prej xhami, së bashku me tre të arrestuarit e tjerë.