HomeAktualitetDebat

“Eee, Namiko, ku ishe dhe ku je…”: As në SPAK, as në arrati!

“Eee, Namiko, ku ishe dhe ku je…”: As në SPAK, as në arrati!

Një nga socialistët e vjetër, që ka mbajtur poste të larta drejtuese, Namik Dokle ka treguar një bisedë që ai ka pasur me një person të moshës së tij në zonën e “21-shit”.

Ish-kryetari i Parlamentit, i tërhequr tashmë nga politika aktive thotë se teksa ishte duke ecur, dikush i ka folur duke i thënë: “Ku ishte dhe ku je”.

Ai thotë si i është përgjigjur “se është në Shqipëri dhe nuk është as në SPAK dhe as në arrati”.

Një përgjigjie thumbuese për zyrtarët e lartë që thirren në SPAK.

“Po ecja në këmbë, duke soditur “Rrugën e Kavajës”.

Diku, afër 21-shit, më kaloi pranë një burrë me pamje fisnike, thuajse moshatar me mua.

“Eee, Namiko, ku ishe dhe ku je…”- më tha.

“Isha dhe jam në Shqipëri,-i thashë, as në SPAK, as në arrati.”

Buzëqeshëm të dy”, shkruan ai.